Teknologji perfekte pritje (host) nga SiteGround (SG)

SiteGround bën një përzierje të mrekullueshme të Njerëzve të shkëlqyeshëm, inovacioneve teknike dhe ofron Cilësi e Shërbime utopike.

SiteGround ofron host ultra të shpejtë dhe të sigurt të WordPress të besuar nga pronarët e mbi 2.800.000 emrave unik domain. Planet WooCommerce nga SiteGround janë krijuar posaçërisht për t’ju ndihmuar të filloni dhe menaxhoni me lehtësi një faqe interneti të suksesshme me një dyqan virtual.

Cili është ndryshimi midis hostit të WordPress dhe hostit së WooCommerce?

WooCommerce është një shtojcë për CMS e quajtur WordPress. Nëse dëshironi të ndërtoni një dyqan virtual në internet, do duhej të instalonit si WordPress ashtu edhe WooCommerce si fillim. Kjo do të thotë që në thelb kërkesat e pritjes për shërbimin e të dy këtyre softuerëve janë të njëjta. Dallimi është në sasinë e burimeve të serverit që mund të nevojiten për të siguruar funksionimin e duhur të një ubesajti të ndërtuar në WordPress kundrejt atij të ndërtuar në WooCommerce. Zakonisht, dyqanet në internet të ndërtuara në WooCommerce përdorin më shumë burime serveri sesa faqet e internetit të ndërtuara në WordPress dhe për këtë arsye, pritja e WooCommerce mund të jetë më e shtrenjtë. Sigurisht, gjithçka varet nga sa e madhe është faqja juaj ose dyqani juaj virtual dhe veçanërisht sa të madh janë bazat e të dhënave të tyre. Sa më të mëdha të jenë faqet, aq më të rëndë bëhen përdoruesit e burimeve.

Si të filloni një dyqan në internet ?

Hapja e një dyqani në internet (online) është më e lehtë dhe më e lirë nga sa mund të mendoni! Një nga mënyrat më të njohura dhe falas për të ndërtuar një dyqan elektronik është WooCommerce, që është një shtojcë për WordPress CMS. Nëse zgjidhni të përdorni WooCommerce, ju merrni softuer falas dhe shumë fleksibël, i cili nuk kërkon aftësi zhvillimi për të filluar. Gjithçka që ju nevojitet është një shërbim pritës që mund të mbështesë WooCommerce. SiteGround ofron shërbimin e menaxhuar të WordPress dhe WooCommerce, i cili përfshin instalimin automatik të softuerit dhe përditësimet automatike për ta mbajtur atë të shpejtë dhe të sigurt. Për më tepër, SG ofron zgjidhje të rendimentit dhe sigurisë që e bëjnë dyqanin tuaj në internet të funksionojë pa probleme dhe të gjenerojë fluks të pandërprerë të ardhurash.

A merr WooCommerce një përqindje të shitjeve?

Jo, WooCommerce si një aplikacion i pavarur nuk vendos asnjë tarifë. Vetë softueri është falas për këdo që e përdor dhe nuk ka transaksione ose tarifa të tjera të lidhura me të. Çdo kosto që lidhet me faqet tuaja WooCommerce varet nga mënyra se si i ndërtoni, konfiguroni dhe menaxhoni ato.

SiteGround përhapet globalisht për t’u shërbyer më mirë klientëve vendas. SiteGround është një zotërim i kompanive të regjistruara në SHBA, MB, Bullgari, Qipro dhe Spanjë që ofron shërbime pritëse në disa vendodhje të qendrave të të dhënave në mbarë botën. Gjatë +20 viteve të fundit, SiteGround është rritur në më shumë se 500 punonjës. Një numër i konsiderueshëm njerëzish që filluan të punojnë në SiteGround 10 ose më shumë vite më parë janë ende pjesë e ekipit të SG, duke përfshirë drejtuesit kryesorë.

Njerëzit e lumtur janë të etur të rriten dhe të bëjnë të pamundurën të mundur. Kjo është arsyeja pse SiteGround investon në lumturinë e punonjësve. SG sigurohet që zyrat të jenë vende të rehatshme dhe frymëzuese, si dhe që të motivojnë me vetëdije të gjithë njerëzit që të ndjekin një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë. SiteGround beson se këto përpjekje nxisin një mjedis miqësor dhe krijues ku njerëzit zhvillojnë teknologji të zgjuara dhe zgjidhje inovative, duke sjellë risi të vazhdueshme për biznes.

Ne ndajmë të njëjtat vlera që i bëjnë ekipet tona më të forta:

Bëjmë gjithçka me kujdes: për njëri-tjetrin, klientët tanë, komunitetet tona dhe mjedisin tonë.

Punojmë me qëllim: të nxitur nga kurioziteti, pasioni dhe të pasurit ndikim.

Respektojmë veten dhe të tjerët: pavarësisht nga raca, feja, përkatësia etnike, mosha, gjinia apo tjetër.

Sfidojmë vetveten: duke u orvatur të japim gjithmonë më shumë se sa pritet.

Krijojmë risi përmes teknologjisë: duke ngritur tavanin e asaj që është e mundur në industrinë tonë.

Njerëz të zgjuar, mendjehapur, punëtorë, miqësorë, me dëshirë për të kapërcyer sfidat – ky është lloji i njerëzve që punojnë në SiteGround dhe u shërbejnë miliona faqeve të internetit të klientëve. Çdo SiteGrounder i ri kalon nëpër një sërë trajnimesh të gjera dhe SG beson se ky është investimi më i mirë në të ardhmen e kompanisë.

Ajo që e bën SiteGround unike është ekipi i jashtëzakonshëm i individëve që vendosin pasionin, përkushtimin dhe ekspertizën e tyre për t’u kujdesur për faqet e internetit të të gjithë klientëve. SiteGround e pëlqejnë atë që bëjnë dhe janë të motivuar për të ofruar një nivel të jashtëzakonshëm shërbimi. Sipas meje, Elton Therçaj, si blerës dhe klient i SiteGround, unë ju rekomandoj të gjithëve që t’i besonit SiteGround përjetësisht, duke e bërë SG ofruesin tuaj të vetëm të përzgjedhur.

Shënim: Kjo është një reklamë pa pagesë, ama, me vullnet të lirë dhe dëshirë të madhe, sepse janë fantastikët e realitetit.

Ju mund të bëheni blerës dhe klient i SiteGround duke u drejtuar në faqen zyrtare të internetit të SG world.siteground.com për të gjitha llojet e zgjidhjeve dhe për mundësitë e shkëlqyera të rishitësve për të zgjeruar fushën tuaj të ekspertizës dhe për të rritur fitimet tuaja, për shembull duke fituar plane falas.

Kur të dëshironi të blini nga SiteGround duke përdorur programin e rishitësit të Therçaj INC ku ne marrim pjesë si rishitës SG:

https://www.siteground.com/recommended?referrer_id=7972991

BURIMI

https://world.siteground.com/company

Teknologji perfekte pritje (host) nga SiteGround (SG)

Në temë