Programe Globale Referimi nga Therçaj INC (PGR)

Për çdo Klient të ri që na sillni, paguheni edhe ju. Ne bëjmë gjithë punën dhe mbajmë përgjegjësinë e nevojshme.

Jemi të lumtur t’ju paguajmë një përqindje të fitimeve tona kur na sillni një klient të ri, që bën blerjen e parë në dyqanin tonë virtual.

Hapat e Autentifikimit

1) Përpara se Klienti të përfundojë blerjen e parë në dyqanin tonë virtual

> në seksionin e shënimeve te kasa, klienti shkruan Numrin Personal të Identifikimit të personit që e ka referuar (siç tregohet në ID)

2) Kur Klienti përfundon Porosinë e parë me sukses

> Referuesi dërgon një e-mail në adresën tonë të verifikuar “grp@thercaj.al” dhe jep informacionin e saktë

• Numri i Porosisë së Klientit që sollën në dyqanin tonë virtual

• Kopje e lexueshme e dokumentit të vlefshëm ID (të qartë, skanuar ose foto)

• Detajet e Llogarisë Bankare (në emrin e vet) ku pritet pagesa

3) Pasi blerja përfundon me sukses nga Klienti

> Referuesi merr pagesën e përcaktuar*

* Në përputhje me Kushtet dhe Politikat e publikuara në faqen tonë të internetit “inc.thercaj.al” dhe “inc.thercaj.al/dyqani” ku Klienti kryen blerjen e parë në dyqanin tonë virtual.

Programe Referimi

• Aktualisht ofrojmë dy lloje të shpërblimeve PGR

Programet tona Globale të Referimit janë aktualisht të hapura vetëm për individë, të të gjitha kombësive, të cilët nuk kanë një person juridik të regjistruar në emër të tyre.

MUNDËSIA A

• Ne u paguajmë 10% Referuesve Ndërkombëtar

Për çdo Klient që ju si Referues na sillni, të cilët bëjnë blerjen e parë në dyqanin tonë virtual

> ne u paguajmë Referuesve Ndërkombëtar Jo-Shqiptar 10% (dhjetë për qind) të shumës totale që Klienti shpenzon në porosinë e parë

Taksimi dhe Tarifat

– 15% (pesëmbëdhjetë për qind) Tatim Burimi

Tatim i zbritur nga shuma totale e caktuar për pagesë tek Referuesi.

– Secila palë paguan pjesën e vet të tarifave që lindin nga transaksionet e pagesave

Shembull

• Ju sillni një Klient që shpenzon 1.000 Euro në blerjen e parë në dyqanin tonë virtual

• 10% e blerjes totale është e barabartë me 100 Euro që është shuma e caktuar për Referuesin

Na duhet të zbresim një Tatim në Burim prej 15% nga shuma e caktuar.

• 85 Euro është shuma neto e pagueshme për ju si Referues Ndërkombëtar*

* Tarifat dhe kostot e pagesave që zbatohen për transaksionet financiare nuk merren parasysh në këtë shembull.

MUNDËSIA B

• Ne u paguajmë 20% Shtetasve Shqiptar

Për çdo Klient që ju si Referues na sillni, të cilët bëjnë blerjen e parë në dyqanin tonë virtual

> ne u paguajmë mbajtësve të Nënshtetësisë Shqiptare 20% (njëzet për qind) të shumës totale që Klienti shpenzon në porosinë e parë

Taksimi dhe Tarifat

– 15% (pesëmbëdhjetë për qind) Tatim Burimi

Tatim i zbritur nga shuma totale e caktuar për pagesë tek Referuesi.

– Secila palë paguan pjesën e vet të tarifave që lindin nga transaksionet e pagesave

Shembull

• Ju sillni një Klient që shpenzon 1.000 Euro në blerjen e parë në dyqanin tonë virtual

• 20% e blerjes totale është e barabartë me 200 Euro që është shuma e caktuar për Referuesin

Na duhet të zbresim një Tatim në Burim prej 15% nga shuma e caktuar.

• 170 Euro është shuma neto e pagueshme për ju si Referues Ndërkombëtar*

* Tarifat dhe kostot e pagesave që zbatohen për transaksionet financiare nuk merren parasysh në këtë shembull.

Afatet Kohore

Kur si Klienti, ashtu edhe Referuesi japin respektivisht detaje të qarta dhe të sakta

> ndërmjet 5 dhe 10 ditë pune (pa marrë parasysh kohën e transaksionit për pagesa dhe/ose vonesat*)

* Informacioni i munguar dhe/ose i pasaktë i dhënë nga secila palë shkakton vonesa.

Ajo që ne i referohemi si “shuma e shpenzuar nga Klienti” te dyqani ynë virtual

> nuk përfshin taksa dhe tarifa dërgese që mund të zbatohen mbi produktet tona

> nuk përfshin shpenzime pagese që lindin nga përmbushja e Porosisë me sukses

> përfshihet vetëm fitimi ynë neto që buron nga blerja e realizuar nga vetë Klienti

Deklarata Përmbyllëse

• Me kusht që Klienti dhe Referuesi të jenë palë të vërteta dhe të identifikueshme, si dhe të dy bien dakord, në përputhje me Kushtet dhe Politikat tona, duke përfshirë politikat tona të internetit për Privatësinë dhe Kthimet (të përditësuara në faqen tonë të internetit), ne mbajmë të gjithë përgjegjësinë e nevojshme në lidhje me përmbushjen me sukses të Porosisë bërë në dyqanin tonë virtual nga Klienti, ashtu si edhe detyrat përkatëse që ne pranojmë të ndërmarrim

• Referuesi nuk do të konsiderohet përgjegjës dhe as i detyruar të rimbursojë shpërblimin që ka marrë, përveç rastit kur shkel ndonjë ligj vendas dhe/ose ndërkombëtar, rregullore ose terma dhe politika që lidhen me ndërmarrjen tonë ligjore dhe aktivitetet që përfshijnë Therçaj INC, duke përfshirë Klientin(ët) tanë apo ndonjë palë të tretë të lidhur

E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur Referuesi rezulton objektivisht i papërshtatshëm për të marrë pjesë në PGR tona, e vlefshme gjatë të gjitha fazave të parashikuara të Programeve tona të Referimit.

• Pagesa nuk do t’i bëhet Referuesit deri kur politikat e Kthimit (kur zbatohen) të kenë tejkaluar vlefshmërinë e tyre në lidhje me porosinë e parë që Klienti ka përfunduar me sukses në dyqanin tonë virtual në internet

Çdo produkt që shesim në dyqanin tonë virtual përfshin (në detajet e veta) kushtet në lidhje me Kthimet e pranuara që mund të kërkohen nga Klienti pas blerjes, si dhe detajet tatimore dhe të transportit (kur zbatohen).

Therçaj INC nuk jep asnjë kontribut tjetër për Referuesin, as ndonjë formë tjetër kreditimi ose të drejte pronësie

• Asnjë formë tjetër shpërblimi nuk do të jepet dhe as nuk duhet të pritet nga individët që kualifikohen për të përfituar nga Programet tona Globale të Referimit

Ne mund t’i anulojmë të gjitha kushtet dhe politikat që zbatohen mbi Programet tona Globale të Referimit, si dhe ato mbi Porosi(të) dhe produktin(et), menjëherë dhe pa asnjë njoftim apo konfirmim për palët e përfshira, në rastet e mëposhtme:

> kur na kërkohet ta bëjmë këtë gjë nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet që njihen ndërkombëtarisht si demokratike

> kur ne përcaktojmë objektivisht që Klienti po shkel ligjin duke përdorur produktin(et) që ka(në) blerë në dyqanin tonë

> kur kemi prova që Referuesi synon të përdorë paratë e fituara përmes Programeve tona të Referimit për ndonjë qëllim të paligjshëm

Referuesit që bëhen pjesë e PGR tona përfitojnë një zbritje prej 15%, e vlefshme për të gjitha porositë që Referuesi bën në dyqanin tonë virtual për përfitimin e vet (individual). Kjo marrëveshje nuk përfshin produkte në dyqanin tonë virtual që janë (përkohësisht) me zbritje.

Programe Globale Referimi nga Therçaj INC (PGR)

Në temë