- Përditësuar: 2023/08/31
Çmimi përfundimtar i listuar për këtë produkt është i vlefshëm për një vit kalendarik nga blerja me sukses, i aplikueshëm si i tërë, duke shfaqur vlerën totale për 12 muaj kalendarik radhazi.
• Ne aktivizojmë dhe mirëmbajmë gjithë faqen tuaj të internetit > përfshirë përditësime sistemi e shtojca
• Ne menaxhojmë konfigurimet e dyqanit tuaj > ju ngarkoni dhe menaxhoni vetë inventarin e produkteve
• Ju i publikoni vetë gjithë artikujt, si dhe i menaxhoni vetë publikimet tuaja > përgjatë gjithë kohëzgjatjes
Kemi bërë bashkë të gjithë komponentët dhe elementet e dizajnit që e bëjnë këtë faqe interneti të sigurt dhe të thjeshtë për të gjithë vizitorët. Mund të publikoni artikuj në kohë reale dhe të menaxhoni të gjitha produktet dhe porositë pa mundim nga kudo (në desktop dhe pajisje celulare), për sa kohë që keni një lidhje interneti. Kjo faqe interneti është e konfiguruar paraprakisht dhe është gati për t’u lidhur me emrin tuaj domain të regjistruar, 24-72 orë nga blerja. Blerja përfshin shërbimet e serverit dhe e-mail për gjithë kohëzgjatjen.
Ju lutemi, shfletoni faqen tonë të internetit “inc.thercaj.al” për ta parë këtë produkt në veprim, pasi ne përdorim të njëjtin produkt për t’ju ofruar këtë përvojë. Mund të ktheheni sërish këtu për të vazhduar blerjen ose mund ta shtoni këtë produkt në shportë tani, për arkëtim më të shpejtë në kasë.
Informacion shtesë
Aktivizimi | |
---|---|
Kapaciteti | |
Kohëzgjatja | |
Qëllimi |
Duhet të keni një emër domain të regjistruar për ta përdorur këtë produkt. Domain-i duhet të jetë i enkriptuar me TLS/SSL dhe duhet të drejtohet te serverët tanë SiteGround (nameservers).
Ne mund të regjistrojmë një emër domain për ju dhe ta drejtojmë atë në mënyrë korrekte te serverët. Ju lutemi, na kontaktoni për të kërkuar një regjistrim domain-i dhe për të rënë dakord mbi kushtet përkatëse. Ju, gjithashtu mund të blini vetë një domain të disponueshëm nga shumë ofrues të besuar që mund të gjeni në Google. Vlefshmëria e domain-it tuaj duhet të përputhet me (ose tejkalojë) kohëzgjatjen e faqes suaj të internetit.
Kjo faqe interneti është ndërtuar duke përdorur shtojca (plugins) të besuara nga miliona në mbarë botën. Është një aplikacion i plotë interneti, është origjinal dhe i sigurt, i arritshëm lehtë nga kudo, është interaktiv, i pastër, i organizuar dhe dinamik, ndërkohë që është shumë e lehtë për ju të shisni produkte dhe të publikoni artikuj, edhe në lëvizje.
Një menaxher personal llogarie mund t’ju kontaktojë brenda 24-72 orëve nga momenti kur porosia juaj është përfunduar me sukses në dyqanin tonë virtual, në rast se keni nevojë për ndihmë të mëtejshme ose kur ne kemi nevojë për informacion në lidhje me detajet e faqes suaj të internetit.
Ne caktojmë një llogari të dedikuar vetëm për ju, nga ku mund të hyni në panelin e administrimit, për të menaxhuar të gjitha produktet dhe artikujt në faqen tuaj të internetit. Llogaria është unike për ju dhe ka aftësinë për të krijuar, modifikuar dhe menaxhuar llogari të tjera përdoruesish me role të ndryshme në faqen tuaj të internetit (Redaktorë, Autorë, Menaxherë Dyqani dhe Asistentë Dyqani).
Jemi të hapur nga e Hëna në të Diel nga ora 06:13 deri në orën 22:06 dhe për Emergjenca shërbejmë 24/7 në CET ose UTC+01:00 dhe CEST ose UTC+02:00 në Verë.
• Produktet që ngarkoni sinkronizohen dhe shfaqen në seksionin e tyre përkatës
Kapaciteti total i inventarit tuaj varet nga opsioni që përzgjidhni për të blerë këtë produkt.
• Artikujt që publikoni sinkronizohen dhe shfaqen në seksionin e tyre përkatës
Mund të publikoni një numër të pakufizuar artikujsh (postimesh), për aq kohë sa keni akses në internet.
Gjithçka që duhet të bëni është të menaxhoni detajet dhe përshkrimin e produkteve që dëshironi të shisni, të ngarkoni imazhe ose video (p.sh. lidhje në YouTube), si dhe të vendosni detaje tatimore dhe dërgese kur ato zbatohen për produktet. Ju merrni Porosi nga Klientët menjëherë përmes e-mail, si dhe në celularin tuaj (Aplikacioni i ofruar nga WooCommerce në Android dhe iOS).
E njëjta gjë vlen edhe për artikujt, ju ngarkoni tekstin e tyre dhe imazhin e kopertinës, përfshini materiale mediatike në artikull (p.sh. galeri me fotografi, lidhje në YouTube), si dhe informacione rreth autorit dhe burime për t’u referuar. Ju merrni statistika të rregullta për Vizitorët me e-mail, si dhe në celularin tuaj (Aplikacioni i ofruar nga Jetpack në Android dhe iOS).
• Katalogjet, etiketat dhe tiparet e Produkteve ndihmojnë Klientët tuaj të shfletojnë me lehtësi dhe të gjejnë produktet që duan më shpejt
• Ekuivalentët e tyre: kategoritë e Artikujve, rubrikat dhe autorët lejojnë Vizitorët tuaj të kursejnë kohë dhe të shfletojnë me lehtësi të madhe
Përfshini sa më shumë informacion që mundeni në produkte dhe artikuj për të rritur shanset e tyre që të zbulohen.
Koha që duhet për çdo artikull që të bëhet i disponueshëm për vizitorët e faqes suaj të internetit është disa sekonda (zakonisht në milisekonda) nga momenti që vendosni ta publikoni, duke marrë të mirëqenë se keni futur detajet e sakta dhe të gjithë informacionin e kërkuar.
• Artikujt mund të planifikohen që të bëhen publike (për vizitorët e uebsajtit) në një datë të ardhshme, që mund ta konfiguroni dhe modifikoni
• Ndryshimet për produkte dhe artikuj ekzistues mund të bëhen në çdo kohë, nga një kompjuter, tablet dhe telefon celular (smartphone)
Përshkrim Produkti
World Wide Web (krijuar nga Tim Berners-Lee në vitin 1989) u mundëson njerëzve të ndërveprojnë me miliona faqe interneti në mbarë botën. Faqet e internetit janë të aksesueshme nga kompjuter desktop dhe laptop, tablet dhe pajisje celulare inteligjente të lidhura në internet. Miliona faqe interneti anembanë globit në funksion sot përbëjnë rrjetin mbarë botëror ose “www”. Një faqe interneti në rrjet mund të jetë një medium i mrekullueshëm që i lidh dhe bashkon njerëzit në kohë reale, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.
Struktura e faqes së internetit është e konfiguruar tashmë, duke përfshirë nënfaqet, menytë e lëvizjes, kokën, fundin dhe seksionet e brendshme që përditësohen në mënyrë dinamike (të automatizuar).
Mund ta personalizoni këtë faqe interneti, për ta bërë atë unike dhe të dallueshme nga vizitorët tuaj.
• Logo Juaj
> imazh: ju e dërgoni, ne e vendosim > vihet majtas në kokën e sipërme, si lidhje (link) me faqen mëmë
• Kopertina Juaj
> imazh(e): ju dërgoni, ne e vendosim > qëndron direkt poshtë kokës së sipërme, në faqen tuaj kryesore
• Identiteti Juaj
> tekst: zakonisht emri i faqes së internetit, ju caktojeni, ne e vendosim > qëndron në krye të kopertinës
• Kontaktet Tuaja
> lidhje: e-mail, telefon, vendndodhje, ju na i dërgoni, ne i vendosim > faqen dhe menytë
• Moto Juaj
> tekst: zakonisht që të përshkruajë qëllimin tuaj, ju i caktoni, ne i konfigurojmë > në fund të kopertinës
• Njoftimi Juaj
> tekst: frazë ose thirrje për veprim, ju e përcaktoni, ne e vendosim > qëndron nën Moto
• Prezantimi Juaj
> media: te faqja “pikëpyetje”, ju na i dërgoni, ne i vendosim > foto, video, tekst
Politika juaj e privatësisë, Kushtet, si dhe detajet mbi Kthimet kërkohen ligjërisht për faqen tuaj të internetit, prandaj ne kemi përpiluar paraprakisht versionet e tyre të pranueshme. Ju mund t’i zëvendësoni ato me politikat tuaja, duke na dërguar versionet e përditësuara me e-mail dhe ne bëjmë integrimin në bazën e të dhënave të faqes suaj të internetit.
Përcaktime Produkti
• Publikoni dhe menaxhoni artikuj, materiale mediatike dhe produkte në faqen tuaj të internetit në autonomi të plotë, në çdo kohë që ju zgjidhni
• Hyni në panelin e administrimit të faqes suaj të internetit kur jeni në lëvizje, për të menaxhuar porositë e bëra nga klientët me njoftime të menjëhershme
• Organizoni produktet dhe artikujt tuaj të publikuar në kategori të ndryshme, për t’i lejuar klientët të shfletojnë më shpejt dhe t’i gjejnë gjërat me lehtësi
• Caktoni etiketa për produktet dhe rubrika për artikujt, të cilat ofrojnë një përvojë më të mirë kur vizitorët shfletojnë faqen tuaj të internetit disa herë
• Specifikoni tiparet që u përkasin produkteve të grupuara ose individuale, për t’i lejuar klientët tuaj t’i përdorin ato si filtra kur shfletojnë dyqanin tuaj
• Monitoroni statistikat në kohë reale se cilat faqe shohin vizitorët tuaj, çfarë artikujsh lexojnë dhe produktet që shfletojnë në faqen tuaj të internetit
• Vizitorët mund të blejnë si të paregjistruar, ose të krijojnë llogarinë e tyre në faqen tuaj të internetit, për të parë historikun dhe për të ruajtur të dhënat e veta për blerje të shpejtë
• Mund të pranoni pagesa me para në dorë (në dorëzim), me transfertë bankare, ose me PayPal dhe modulin e tyre për pranimin e pagesave të menjëhershme me kartë bankare
Kërkohet një llogari e verifikuar dhe aktive PayPal, për të pranuar pagesat përmes modulit të tyre. Kredencialet e llogarisë suaj PayPal dhe çelësi kërkohen për aktivizimin e modulit të tyre në faqen tuaj të internetit. Ju mund të pranoni pagesa përmes PayPal vetëm kur keni një kartë Visa të verifikuar të lidhur me llogarinë tuaj, aplikohen tarifa për transaksionet (kushtet dhe politikat janë të disponueshme në panelin e llogarisë suaj PayPal).
• Ne bëjmë të gjithë punën e mirëmbajtjes në sfond, duke përfshirë përditësimet e sistemit dhe të shtojcave, për të siguruar performancën më të mirë për faqen tuaj të internetit
• Kjo faqe interneti mbahet në serverët SiteGround, mundësohet nga Google Cloud, Teknologjia e Fuqishme e Memorizimit, Performanca Maksimale e WordPress, si dhe të tjera
• Ju mund të përdorni shërbimet e postës elektronike (e-mail) që korrespondojnë me emrin tuaj domain, deri në 100 kuti postare, ju vendosni dhe ne i krijojmë ato sipas kërkesës
Shërbimet e-mail dhe çdo kuti postare për llogaritë mund të aksesohen në shfletuesit e internetit (p.sh. Chrome, Edge, Safari) dhe aplikacionet e postës elektronike (p.sh. Outlook, Gmail, Mail). Mund t’i konfiguroni lehtë duke përdorur koordinatat e kutisë postare dhe udhëzimet e konfigurimit që ju dërgojmë. Kapaciteti për çdo kuti postare është maksimumi 512 MB.
• Kjo faqe interneti ofrohet në 1 gjuhë > ju e përcaktoni, ne e vendosim (gjuhën që vizitorët tuaj shohin), ndërsa paneli juaj i administrimit mund të jetë në shumë gjuhë
Një gjuhë e dytë, apo më shumë, mund të blihen duke e rritur sasinë e këtij produkti në shportë deri në numrin e dëshiruar. Përfshini emrin e gjuhës(ve) te shënimet tuaja në kasë. Ato instalohen dhe funksionojnë si uebsajte individuale, që shërbehen nga nën-domain të lidhur me domain-in tuaj primar dhe ju mund t’i menaxhoni ato në të njëjtën mënyrë.
Për gjuhë të ndryshme nga anglishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja ose shqipja, përkthimet për të gjithë tekstin e dukshëm në uebsajt (ato që shohin vizitorët tuaj) duhet të mundësohen nga ju, në gjuhët që doni që ne të sinkronizojmë me faqen tuaj të internetit. Për shembull, tituj të tillë si “Produktet e fundit” dhe “Artikujt e rinj”, si dhe “Politika dhe Kushtet e Privatësisë”, etj.
Për të na kërkuar që të përkthejmë gjithçka nga një profesionist privat, na kontaktoni përpara se të përfundoni blerjen tuaj, për të rënë dakord mbi kushtet përkatëse.
Ju mund të përfitoni në shumë mënyra nga mundësitë e publikimit dhe tregtisë së kësaj faqe interneti. Një faqe interneti e thjeshtë i ka ndihmuar njerëzit të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të dalë në pension që 40, apo edhe në moshën 30 vjeç. Ju mund të promovoni punën tuaj dhe të shisni produkte në mbarë botën në mënyrë të sigurt, ndërsa klientët tuaj gëzojnë një përvojë të thjeshtë dhe të këndshme sa herë që vizitojnë dyqanin tuaj. Ju mund t’i mbani vizitorët të informuar dhe të angazhuar duke publikuar artikuj rregullisht.
Ju keni mundësi të fitoni para, duke shfaqur reklama përmes imazheve dhe videove në artikuj promovues, si dhe duke lidhur platforma të ndryshme globale (p.sh. Google AdSense). Na dërgoni kodin që merrni prej tyre dhe ne e integrojmë atë me bazën e të dhënave të faqes suaj të internetit. Gjithashtu, ne integrojmë edhe etiketat e verifikimit që kërkojnë këto platforma. Aktive brenda 24-72 orësh nga momenti që i marrim prej jush.
Është i sigurt dhe praktik, i lehtë për t’u përdorur, përgjigjet plotësisht, menyja kryesore në kokën e sipërme përditësohet automatikisht me katalogje dhe etiketa nga produktet tuaja, si dhe kategoritë dhe rubrikat e artikujve.
Ekipi juaj mund të punojë njëkohësisht nga vende të ndryshme. Ju mund të lejoni anëtarët e regjistruar që të shesin produktet e tyre përmes faqes suaj të internetit. Ju mund të ftoni autorët që të publikojnë vetë artikuj në faqen tuaj të internetit. Ju mund të krijoni një rrjet bashkëpunëtorësh që i shtojnë vlerë uebsajtit tuaj, duke e ndarë qëllimin e tyre me vizitorët tuaj.
• Mund të keni një llogari të vetme si Pronar për të menaxhuar gjithë faqen tuaj të internetit, ose mund të krijoni deri në 4 lloje llogarish të veçanta për role dhe aftësi të ndryshme
Redaktor: mund të publikojë, modifikojë dhe të heqë gjithë artikujt e uebsajtit > nuk ka akses në menaxhim inventari të dyqanit
Autor: mund të publikojë, modifikojë dhe heqë vetëm artikuj të vetët > nuk ka asnjë akses në menaxhimin e dyqanit tuaj
Menaxher: mund të publikojë, modifikojë dhe të heqë gjithë produktet nga uebsajti > nuk ka akses në publikim artikujsh
Asistent: mund të publikojë, modifikojë dhe heqë vetëm produkte që menaxhon vetë > nuk ka akses në publikim
• Roli për vizitorët që krijojnë një llogari caktohet si Blerës > ata mund të menaxhojnë të dhënat e tyre
Ju mund të caktoni aq llogari sa të keni nevojë për secilin rol. Një foto profili është e nevojshme për llogaritë që publikojnë artikuj në faqen tuaj të internetit.
Deklarata Përmbyllëse
• Çmimi përfundimtar i listuar për këtë produkt është i vlefshëm për një vit kalendarik nga blerja me sukses, i aplikueshëm si i tërë, duke shfaqur vlerën totale për 12 muaj kalendarik radhazi
• Për ta rinovuar këtë produkt për një vit tjetër me të njëjtin çmim që është blerë, si dhe për të vijuar përdorimin pa ndërprerje, ndiqni në kohë udhëzimet e dhëna nga menaxheri i llogarisë
• Ky produkt është i rimbursueshëm deri në 7 ditë pune nga konfirmimi i suksesshëm i blerjes (në varësi të mënyrës së pagesës që përzgjidhet, disa tarifa transaksioni janë të pakthyeshme)
Gjeni informacion mbi Kushtet dhe politikat tona, duke lexuar faqet e dedikuara mbi Privatësinë dhe Kthimet.
Produkte
të lidhura
Produkte të afërt
- € 389,00 – € 1.002,00
Postë Elektronike 003 Dërgo e-maile të verifikuara, edhe pa uebsajt.
- € 1.306,00 – € 31.089,00
Dyqani Automatik 002 Tregto produkte, publiko artikuj, uebsajti gati.