Biografia e Therçaj INC nga themeluesi (E.Th.)

Jemi të arritshëm globalisht dhe të hapur për bashkëpunime, në faqen tonë të internetit dhe personalisht.

Qëllimi ynë operacional është të vëmë në dispozicion ekspertizën dhe burimet që kemi në zotërim falë shumë mundësive të mira që na janë paraqitur ndër vite, në formën e rasteve praktike dhe mësimeve, të çmuara.

Ju mund të përmirësoni burimet tuaja dhe të rrisni kapacitetet e punës, duke blerë produkte të specializuara që shesim në dyqanin tonë virtual. Jemi të hapur ndaj përshtypjeve dhe propozimeve tuaja, për të përmirësuar shërbimet tona aktuale, si dhe për të zhvilluar produkte të reja.

Therçaj INC (shqiptohet /ˈθertʃaɪ/ në anglisht) është identiteti ynë sipërmarrës. Marrim emrin nga një familje e nderuar me origjinë nga rajoni verior i Shqipërisë, nga Malësia e Madhe, në fshatin e vogël Kastrat.

INC qëndron për “In nocte consilium” në latinisht, që do të thotë “Nesër është ditë e re” në shqip. Shohim njerëz në mbarë botën, duke u bashkuar gjithnjë e më shumë, duke luftuar për kauza në të cilat ata besojnë, duke u ngritur për të drejtat e njeriut, mirëqenien e kafshëve, si dhe duke u kujdesur për planetin. Media dhe interneti janë bërë shoqërues të pandashëm të njerëzve nga fusha të ndryshme të jetës.

Nesër është ditë e re, sepse kështu kemi thënë ne njerëzit. Ne jemi të vetmet qenie që mund të bëjmë një ndryshim për mirë. Një e nesërme më e mirë është ajo në të cilën ka vetëm një kufi, qielli; vetëm një racë, raca njerëzore; dhe vetëm një komb, Toka.

Jemi përballur dhe kemi jetuar nëpër shumë dekada famëkeqe dhe të paparashikueshme të mbushura me zhgënjim, tranzicione brutale dhe diskriminim që vetëm alienët mund të jenë në gjendje të kuptojnë. Jemi ende këtu sot, pasi kemi triumfuar të trashëgojmë vlerat, pasionin dhe energjinë që karakterizojnë punën tonë. Ne i duam artet dhe shkencat, si dhe prejardhjen tonë etnike, prandaj shfrytëzojmë çdo mundësi që gjejmë, për të çuar përpara njerëzit e mëdhenj dhe organizatat që kontribuojnë për një shoqëri më të mirë.

Synojmë të jehojmë të dhëna të vërteta historike, studime shkencore, vlera kulturore, krijime intelektuale dhe zhvillimin e qëndrueshëm për brezat që do të vijnë. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi, për t’i paraqitur botës kombin tonë të paimitueshëm, Shqipërinë, dhe njerëzit madhështor që përçojnë traditat dhe virtytet tona të nderuara në mbarë botën me anë të artit, atletikës, veprave bamirëse dhe sipërmarrjeve të besueshme.

Gjatë këtyre katër dekadave të fundit e kemi parë emrin Therçaj të rritet dhe të zgjerohet në dimensione magjepsëse. Puna jonë e dashur na ka njohur me komunitete të mrekullueshme që na kanë mësuar të përqafojmë diversitetin. Kemi ndërtuar miqësi të përjetshme dhe partneritete të qëndrueshme në katër kontinente me njerëz të admirueshëm, të cilët frymëzojnë dhe udhëheqin me shembull.

Ne njohim fuqinë që ka një mendje e hapur. Kemi demonstruar aftësinë tonë për të komunikuar në mënyrë domethënëse në transmetime të respektuara mediatike. Kemi zhvilluar projekte origjinale duke ndërvepruar me audiencën në shumë gjuhë, së bashku me të dashurën gjuhë tonën mëmë, Gjuha Shqipe.

Artikujt që botojmë shprehin vizionin tonë ndaj temave që lidhen me punën tonë dhe na ndihmojnë të kemi një jetë më të mirë. Nëpërmjet faqes sonë të internetit “inc.thercaj.al” synojmë të ofrojmë transparencë dhe thjeshtësi për vizitorët, të cilët mund të blejnë produktet tona në “inc.thercaj.al/dyqani” në mënyrë të sigurt.

Siguria është në kulmin e prioriteteve tona. Jemi të sinqertë për përvojat që kemi gjatë ndërveprimeve me botën, prandaj narrativat tona do mund t’ju duken të natyrave të ndryshme, përfshirë emocionale ndonjëherë.

Vëmendja Juaj është e çmuar për ne, faleminderit Ju.

Biografia e Therçaj INC nga themeluesi (E.Th.)

Në temë